Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Zjarret edhe këtë vit vijojnë të jenë shqetësim kryesor. Në veri, një vatër e madhe është aktive prej disa ditësh në zonat malore të Vaut të Dejës. Nga flakët është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pishë, bredh e bimë të tjera ndërsa ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse ishte e vështirë për shkak të mungesës së rrugëve. Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje nga ajri, pasi zjarri po përhapet me shpejtësi. Ndërkohë autoritetet arritën të vendosin nën kontroll zjarrin e rënë një ditë më parë në pyjet e Krujës. Si rrjedhojë e flakëve, raportohet të jenë djegur qindra hektarë me shkurre si dhe mbi 2000 rrënjë me ullinj. Situata u normalizua vetëm pas ndërhyrjes me helikopter. Ndërkohë në qarkun Vlorë, si pasojë e zjarrit në Selenicë, u dogj një banesë dhe rreth 25 hektarë me shkurre. Dëme të shumta pati dhe në frutikulturë, ndërsa për shuarjen e zjarrit u angazhuan 15 zjarrfikës dhe banorë të zonës. Edhe zjarri në pyjet e Maliqit në juglindje të vendit u fik në kohë nga ana e autoriteteve. Forca zjarrfikëse, siç shihet nga këto pamje të siguruara nga Vizion Plus, arritën ta shuanin zjarrin me lopata. Mungesa e pajisjeve për shuarjen e zjarreve, duket se vijon të jetë problematikë në radhët e reparteve zjarrfikëse edhe për këtë vit.
Ещё видео!