#SPAK #qetesorgurra #dritanlelaj #hetime #burg #arrestime
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka komunikuar masat e sigurisë arrest në burg për dy policët Qetsor Gurra dhe Dritan Lelaj.
Ata akuzohen për falsifikim të dokumenteve dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm. Kryekomisari Qetsor Gurra ishte lektor në Fakultetin e Hetimit të Akademisë së Sigurisë dhe inspektori Dritan Lelaj, polic i qarkullimit rrugor që konkurronte për të marrë gradën nënkomisar.
Ata u vunë në pranga pas një hetimi të SHÇBA-së për një rast favorizimi në Akademinë e Sigurisë.
Nga hetimet ka rezultuar se kryekomisari Qetsor Gurra ka favorizuar policin e rrugores Dritan Lelaj që të merrte përmes falsifikimit të dokumenteve gradën nënkomisar gjatë procesit të konkurrimit në Akademinë e Sigurisë për vitin 2021.
SHÇBA thotë se kryekomisari i kishte premtuar kandidatit se do ta ndihmonte për të kaluar testimin në marrjen e gradës. Ata kishin përdorur dokumente të falsifikuara me qëllim përfitimin e padrejtë të pikëve në kualifikimin përfundimtar të konkurentëve./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!