Brenda muajit Tetor demokratët do të kenë gati kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet lokale për bashkitë e mëdha. Në konferencën e mbështetur nga partia simotër suedeze “Moderaterna”, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ftoi krahas anëtarësisë edhe simpatizantët që të bëhen pjesë e garës për primaret.
“Përpjekje të mëdha do bëhen që të mbyllen gjatë muajit Tetor. Të paktën kjo për bashkitë e mëdha. Mirëpresim kandidimet dhe propozimet, do jetë një garë e hapur. Do të bëhen listat e simpatizantëve, kanë shumë rëndësi, do të bëhen nga seksionet e PD”.
Elektoratin gri e sheh si përcaktues të fitores në këto zgjedhje, ndaj nga të vetët kërkoi angazhim maksimal jo vetëm në terren, por edhe në rrjetet sociale.
“Duhet të ecim drejt shtresës gri. Kjo përcakton fitoren. Duhet të jemi në lartësinë e misionit. Kërkohet që secili nga ne të ketë një program ditor. Çdo anëtar i yni të bëjë takime.”
Për Berishën rikthimi i të djathtës në pushtet në disa prej vendeve europiane është erë ndryshimi edhe në Shqipëri, për të rrëzuar atë që e cilëson regjim monist të Edi Ramës.
“Të frymëzuar nga kjo erë ndryshimi në Europë le të vazhdojmë këtë betejë dhe me çdo ndryshim afrohemi gjithnjë e më shumë drejt fitores.”
Sipas Berishës, qeverisja e Ramës është e bazuar në skandale dhe vjedhje të pasurisë së shqiptarëve. Ai tha se demokratët janë në një mision për të sjellë ndryshimin dhe rimëkëmbur ekonominë.
Tv Klan
#saliberisha #berisha #pd
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!