Një shpërthim ka nisur në makën e Mauna Loa, në Hauai, vullkani më i madh aktiv në botë – thanë shërbimet gjeologjike amerikane. “Për momentin, rrjedha e llavës është e kufizuar brenda zonës së majës dhe nuk ka kërcënim për komunitetet përreth, por ne po monitorojmë situatën”, u tha në njoftim.
Sidoqoftë, bazuar në eventet e mëparshme, ekspertët paralajmërojnë se vetëm fazat e shpërthimit të hershëm të këtij vullkani mund të jenë shumë dinamike dhe avancimi i rrjedhës së llavës mund të ndryshojë me shpejtësi.
Alarmi për vullkanin është ngritur nga ‘këshillim’ në ‘paralajmërim’.
Njoftimi shton edhe se observatori i vullkaneve në Hauai do të kryente misione ajrore vrojtimi sa më shpejt që të ishte e mundur për të vlerësuar dëmet dhe për të përshkruar më mirë shpërthimin.
Disa dhjetëra tërmete me magnitudë më të madhe se 2.5 goditën rajonin dy orët e fundit, thonë ekspertët, me njërin prej tyre që shkoi deri në magnitudën 4.2. Mauna loa, që zë më shumë se gjysmën e ishullit të madh në Hauai dhe ngrihet në lartësinë e mbi 4 mijë metrave mbi oqeanin paqësor, shpërtheu për të fundit herë në mars dhe në prill të 1984-ës, duke lëshuar një rrjedhë llave prej 8 kilometrash, deri në qytetin Hilo.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Alarmi#Vullkani
Ещё видео!