Policia e Kosovës ka kryer një aksion në Mitrovicën e Veriut duke shkatërruar tre laboratorë droge.
Ministri I Brendshëm I Kosovës, Xhelal Sveçla njoftoi detajet rreth operacionit duke u shprehur se njëra prej laboratorëve ishte në pronësi të një shtetasi serb, i cili kishte sulmuar policinë edhe gjatë vendosjes së barrikadave.
Më tej duke publikuar fotot, ministri Sveçla bëri me dije se vlera e narkotikëve të sekuestruara arrinin në 2.3 milion euro, ndërsa gjatë operacionit u gjetën armë të shumta.
Sipas ministrit Sveçla operacioni tregoi qartë se të arrestuarit ishin pjesë e grupeve kriminale dhe paramilitare të mbështetura nga Serbia dhe presidenti Vuçic
“Ata po përpiqen të destabilizojnë vendin tonë me këto banda kriminale. Qeveria jonë do të vazhdojë të luftojë krimin në bashkëpunim me institucionet e sigurisë dhe qytetarët, të cilët do të garantojnë siguri dhe shtet ligjor për të gjithë”. Tha sveçla.
Nuk mungoi as komenti I kryeministrit Albin Kurti. Sipas tij strukturat paralele nuk lejojnë faturimin e energjisë elektrike dhe pengojnë zbatimin e një marrëveshjeje energjetike të arritur në dialogun e 10 viteve më parë. Konsumi në këto bashki u rrit me 70+% në një dekadë, pjesërisht për shkak të kultivimit të drogës dhe kriptominimit. Që nga viti '99, Kosova ka humbur 300+ milion euro të tjera për shkak të veprimeve të Serbisë, si mbajtja e tarifave të transmisionit dhe detyrimi i tregtarëve që t'i paguajnë TVSH-në Serbisë për tregtinë tonë të energjisë elektrike.
Qytetarët serb në veri u shpreh Kurti duhet të lirohen nga këto struktura paralele që të kenë akses në shërbime më të mira bazike.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Mitrovice#Kurti#TopChannelNews
Ещё видео!