Opozita e bashkuar zhvilloi sot mbledhjen paralele të ‘Kuvendit’ në Durrës. Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij e vendosi theksin kryesor te vettingu në politikë. Basha tha se kjo nismë e opozitës nuk e pengon atë në drejtësi duke e cilësuar njëlloj me procesin që po bëhet në policinë e shtetit. E ndërsa që prej dorëzimit të draftit në kuvend në datë 7 shtator nuk e kishte përmendur, sot Basha foli edhe për familjarët në procesin e vettingut në politikë. Ai tha se vettingu i politikanëve të lartë, nuk pengon asnjë hetim ndaj familjarëve të tyre, ndërsa në draftin e dorëzuar nga opozita në Kuvend në asnjërën nga pikat nuk kërkohet një gjë e tillë.
Vettingu në politikë synon largimin e politikanëve të lidhur me krimin. Dua tu them sot shqiptarëve, se e kemi dëgjuar dhe e kemi ndjerë mbështetjen tuaj. Ju e doni vettingun në politikë dhe ai do të bëhet. Xhafaj, Balla, Cyrbja, Rama dhe kushdo tjetër është i lidhur me krimin do të marrë atë që meriton. Si me dekriminalizimin beteja ishte e gjatë, por arritëm një sukses. Rroshi me shokë sot janë jashtë politikës. Atyre do u bashkohen edhe politikanët. Vettingu në politikë është një proces paralel me hetimin e drejtësisë. Pse është normale që vettingut ti nënshtrohen policët më të thjeshtë, por jo ministri. Vettingu i politikanëve të lartë, nuk pengon asnjë hetim ndaj familjarëve të tyre. As nuk pengon, kufizon dhe ndikon hetimin e cdo kujt tjetër. Familjarët e politikanëve nuk kanë asnjë mbrojtje, sot nuk ka asnjë pengesë të hetohen familjarët e cdo politikani. Po a e heton sot Rama, Olsin, që është përfshirë në afera kriminale. A e heton dot Xhafaj të vëllanë. SPAK dhe BKH e kanë juridiksionin për të hetuar politikanët, ndaj pretendimi se opozita kërkon hetimin e politikanëve për të shmangur familjarët është gënjeshtra më e trashë. Vettingu i politikanëve nuk ka asnjë ndikim te reforma në drejtësi, janë të palidhura. Të thuash që vettingu i politikanëve pengon reformën në drejtësi, është si të thuash vettingu i policëve pengon reformën në drejtësi.
Ещё видео!