Kryeministri Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale dhe akuzon median dhe aleancën e rublave, siç e cilëson ai opozitën, se qëndrojnë pas dezinformimit të opinionit publik, lidhur me rritjen e taksave në paketën fiskale të vitit të ardhshëm.
“Shembull se si pasqyrat e dizinformimit mediatik dhe Aleanca e Rublave helmojnë për të ushqyer mërzinë: “Protestë për rritjen e gjobave të biznesit të vogël””, shkroi Rama në Twitter.
Sipas Kryeministrit, kjo është një gënjeshtër. Ai garanton se nuk do të ketë rritje gjobash për biznesin e vogël, por vetëm rritje taksash për biznesin e madh, sikundër ka sugjeruar edhe Këshillimi Kombëtar, përfundon komentin e tij kreu i qeverisë.
Kryeministri Rama ka pasur edhe një reagim pas deklaratave të Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha të publikuara në “Daily Mail”, i cili thotë se Shqipëria po kthehet në vendin më të rrezikshëm në Ballkan dhe Europë sa i përket lidhjeve me krimin.
Referuar të përditshmes britanike, sipas një deklarate të bërë nga Berisha është zbuluar se grupi i hakerave iranianë ka publikuar të dhënat e mbi 100 mijë personave të dyshuar me rrezikshmëri të lartë si eksponentë të krimit, të cilët do të largohen nga vendi.
Por kjo deklaratë e Berishës në të përditshmen britanike ka sjellë reagimin e ashpër të kryeministrit, i cili thotë se “vetëm shërbëtorët e së keqes, jashtënxjerrjet e një kombi, pjellat e mbrapshta të sojit të lig që e ndjek pas si hija e një mallkimi këtë vend qysh prej 1912-ës, mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë”.
Tv Klan
#edirama #biznesi
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!