Lajme arkiva 2008
Kthimi i emigrantëve drejt Greqisë është shoqëruar me radhë të gjata në pikën doganore të Kakavijës dhe atë të Kapshticës. Ulja e ritmit të përpunimit të udhëtarëve dhe mallrave gjatë natës në doganën greke ka bërë që në orët e para të mëngjesit në Kakavijë, fluksi i emigrantëve të shtohet ndjeshëm. Pala greke ka punuar me 6 sportele ndërkohë që në 24 orët e fundit në këtë pikë kanë kaluar mbi 5 mijë persona dhe mbi 1500 mjete.
“Erdha nga Saranda këtu, tani presim dhe nuk dimë se ku do përfundojmë”.
“Ne sot them të ikim se të hënën fillojmë punë. Shiko do shkojmë”.
“Ça s’punon greku? Kush e ka? Ça faj kemi ne. Ne detyrimet i paguajmë të gjitha”
Edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, radha e automjeteve që prisnin për të kaluar në anën tjetër ka shkuar në më shumë se 1 km. Kjo për shkak të punës me 2 sportele të palës greke. Në 24 orët e fundit në këtë pikë doganore kanë kaluar 3500 persona dhe rreth 850 mjete.
“E pakta 3 orë. Po në këtë gjendje të vijmë në Shqipëri neve”.
“Në Shqipëri themi shi e shkruaj, tani shi e thuaj po deshe”.
Në portin e Vlorës është përsëritur situata e një dite më parë. Radhët e gjata nga 3 portat hyrëse janë shoqëruar me tension dhe acarime mes emigrantëve dhe policisë. Fluksi i madh në pikat e kalimit kufitar me Greqinë ka detyruar policinë të orientojë emigrantët drejt doganës së .. por kjo nuk ka mundur të evitoj radhën e gjatë te pikat e tjera./tvklan.al
Gazetare: Daniela Zisi
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!