[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka kritikuar idetë për ndryshimin e kufijve në Ballkan të publikuara në media. Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në një konferencë të përbashkët me homologun e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se debatet që lidhen me hapjen e kufijve janë të rrezikshme për rajonin. DONIKA GËRVALLA MINISTRE E PUNËVE TË JASHTME NË KOSOVË“Për ne është shumë e qartë, nuk është asnjë opsion ajo që shkruhet nëpër letra të tilla, pavarësisht ku janë autorët apo a janë menduar thjesht si teza për t’u diskutuar apo implementuar. Shumë i qartë është qëndrimi ynë që e shohim të rrezikshme dhe do të duhet që të gjitha palët të ishin shumë të kujdesshme sepse në këtë formë cyten konflikte të reja, të cilat për rajonin tonë janë krejtësisht të panevojshme.” Dialogu me Serbinë dhe anëtarësimi ne Bashkimin Evropian sipas shefit të diplomacisë e Maqedonisë së Veriut janë te domosdoshme për stabilitetin ne rajon.BUJAR OSMANIMINISTËR I JASHTËM I MAQEDONISË SË VERIUT“Republika e Maqedonisë së Veriut mbështet përpjekjet për të mbyllur çështjet e hapura në rajon. Mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe vlerëson se qëllimi final i dialogut duhet të jetë njohja e ndërsjellë dhe rrugëtimi evropian i gjithë rajonit.” Të dy ministrat i vlerësuan pozitivisht marrëdhëniet mes dy vendeve.
Ещё видео!