‘Katastrofë për stabilitetin rajonal’. Kështu e konsideron ministri plotësues i punëve të jashtme grek, ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave për integrimin në Bashkimin Europian.
Në një panel të përbashkët diskutimi me zëvendëskryministrin e Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov, zyrtari grek i bëri thirrje Bashkimit Europian të mbajë premtimin dhe të mos krijojë vonesa në procesin aderues për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Në Forumin Delfi në Athinë, politikani grek ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin njëkohësisht të të dyja vendeve Ballkanike. Në kontekstin rajonal, ministri grek ka theksuar edhe benefitet që ka Athina nga integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian, kjo për vetë faktin se më në fund Greqia do të kufizohej në veri dhe perëndim vetëm me vende anëtare të unionit.
Çështja e çeljes së negociatave për dy vendet ballkanike ka filluar që në në dhjetor të vitit 2019. Prej më shumë se një viti, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin hapjen e negociatave. Rivaliteti politik mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian si dhe burokracitë e Brukselit ka bërë që anëtarësimi i këtyre dy vendeve të mos finalizohet ende.
Pamjet: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Negociatat#TopChannel
Ещё видео!