Pas dorëheqjes dhe humbjes së thellë të PD, rikthehet Lulzim Basha. Takimin e parë e zhvilloi me të rinjtë, të cilëve u prezantoi betejën e re, me 3 teza të vjetra.
“Lista të hapura anëembanë vendit, nuk ka rrugë tjetër për të bërë të mundur që zëri i çdo qytetari të dëgjohet. Dhe e dyta, vettingu i politikanëve, boll më me sharje nga mëngjesi deri në darkë, ka ardhur koha që në Shqipëri t’u vëmë fre egove të sëmura. Asnjë kryeministër që nuk arrin dot t’i realizojë qëllimet e tij për dy mandate, nuk mund ta bëjë këtë me një mandat të tretë.”
Të treja këto teza, Lulzim Basha i konsideron emergjencë kombëtare.
“Koha nuk pret dhe PD që të kthehet në shpresë për shqiptarët duhet një orë e më parë të hedhë ato hapat për të cilat u shpreha.”
Por a është në ambicien e Lulzim Bashës kryesimi i PD?
“Nuk ka nisur akoma ndonjë fushatë, por këtu duhet të flasim në mënyrë vërtet të relaksuar, unë ju falenderoj për çdo mbështetje.”
Më 21 Mars të vitit të kaluar Lulzim Basha dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike. Sipas tij, ky vendim synonte bashkimin e demokratëve.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!