Dy persona humbën jetën e trafiku u bllokua në urën që lidh gadishullin e Krimese të lidhur me Rusinë, ku u raportuan shpërthime të forta. Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova deklaroi se pas këtij sulmi qëndronte Ukraina, e ndihmuar sipas saj, nga shërbimet britanike dhe ato amerikane të inteligjencës.
Qeveria ukrainase ka të gjithë shenjat dalluese të një grupi të organizuar kriminal ndërkombëtar. Vendimet merren nga zyrtarë në Kiev dhe krerë ushtarake me pjesëmarrjen direkte të agjensive të inteligjencës dhe politikanëve amerikanë dhe britanikë.
Shërbimet ukrainase të sigurisë lëshuan një deklaratë në lidhje me sulmin. Ata nuk e pranuan hapur lidhjen me incidentin, por deklarata sipas BBC-së, nënkupton rolin e Kievit pasi pohon se "të gjitha detajet në lidhje me shpërthimin do të shpallen pas fitores". Është praktikë e zakonshme që qeveria ukrainase të mos pranojë hapur përfshirjen e saj në sulme të tilla.Shkalla e dëmit nga shpërthimi mbetet e paqartë, por guvernatori Sergei Aksyonov tha se priste që trafiku hekurudhor në urë të rifillonte brenda disa orësh. Fotot e postuara nga një kanal në Telegram, i lidhur me shërbimet e sigurisë ruse, tregonin një korsi në rrugën e urës të copëtuar dhe një makinë të zezë me dëmtime të rënda në pjesën e përparme. Ura, që shtrihet në ngushticën e Kerçit, pësoi dëmtime edhe në muajin tetor të vitit të kaluar kur kamion me bombë shpërtheu aty, dhe u deshën disa muaj riparime përpara se të kthehej në funksionim të plotë. Kjo urë shërben si rrugë kryesore transporti për trafikun rrugor dhe hekurudhor, duke luajtur një rol të rëndësishëm në operacionet ushtarake. Më herët, Natalia Humeniuk, zëdhënësja e komandës ushtarake jugore të Ukrainës, qe shprehur se incidenti në urën e Krimesë mund të jetë potencialisht një akt i qëllimshëm provokimi i orkestruar nga Moska.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SHBA#Moska#TopChannelNews
Ещё видео!