Edi Rama nuk rreshtohet ndër ata që mendojnë se konflikti në veri të Kosovës mund të përcepitojë për shkak të prezencës së ushtrisë serbe atje. I ftuar të bashkëbisedoj në një nga panelet e samitit të Bratislavës ku sërish liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor diskutuan për të ardhmen e integrimit, Rama komentoi zhvillimet në veri të Kosovës, duke thënë me bindje se dërgimi i ushtrisë serbe vjen më shumë si reflektim i zhvillimeve të brendshme e Beogradit.
“Kjo është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme sepse ushtria serbe në kufi të Kosovës ka një fuqi të barabartë me zero. Është njësoj si ushtria meksikane të shfaqej në kufi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çfarë mund të bëjë? Me gjithë respektin e mundshëm sepse e dua Meksikën, por çfarë mund të bëjë? Asgjë, absolutisht asgjë. Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme. Ka shumë lidhur me politikën e brendshme dhe me atë çfarë ndodh në kufirin me Kosovën”, tha Rama.
Për Ramën, skenat në veriun e Kosovës janë më shumë shfaqje që mund të ishin shmangur e që për të vijnë për incerci pasi të dy palët si Prishtina dhe Beogradi e kanë të qartë se po shkojnë drejt nënshkrimit të marrëveshjes.
“Për fat të keq, përpara se të vijë vera kemi gjithmonë problem në pjesën veriore të Kosovës. Nuk e di pse ndodh gjithmonë në verë, ndoshta sepse në Kosovë e në Serbi nuk kanë det dhe kokat nxehen. Sot Ballkani Perëndimor është në pozitën e vet më të mirë, edhe midis Kosovës dhe Serbisë gjërat nuk kanë qenë më mirë sepse janë vetëm një hap larg përmbylljes së një marrëveshjeje historike. Tani, të dyja palët kanë një lloj hezitimi sepse e shikojmë që kjo do të realizohet dhe nuk do t’ju duhet më ta luftojnë njëri-tjetrin. Ndoshta kjo shkon kundër inercisë së tyre, të nevojës për të jetuar e për të luftuar. Tani ky konflikt aty, ka një arsye e cila në këndvështrimin tim, mund të ishte shmangur krejtësisht, e nuk është tregues i problemeve konkrete. Këta kryetarë komunash të zgjedhur me 1% të popullsisë, ndërkohë që 99% e komunitetit aty nuk kanë votuar e ndihen të pa përfaqësuar, por thelbi është që ka një marrëveshje që duhet përmbyllur, njohja reciproke që është diçka e jashtëzakonshme dhe ka një hezitim për ta arritur këtë marrëveshje që prodhon këto situata”.
Veç çështjes së Kosovës, kryeministri Rama dhe homologu i Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski diskutuan edhe për procesin e integrimit, ku u ankuan sërish për mbështetjen e kufizuar financiare që BE i ka akorduar rajonit tonë, ndërsa togfjalëshi i duhur për të përkufizuar pritjen për t’u anëtarësuar Rama mendon se është paradhoma e depresionit.
Tv Klan
#edirama #kosova
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!