Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 i shkallës Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, duke lënë të vdekur qindra persona.
Numri i viktimave besohet se është 500, dhe të paktën 2300 persona raportohet se janë plagosur në të dy shtetet. Turqia gjendet mbi një nga linjat më të mëdha sizmike dhe shpesh goditet nga tërmetet. Ky mund të jetë tërmeti më i madh që ka goditur Turqisë, thotë Stephen Hicks, sizmolog në Universiin e Londrës.
Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan. Miliona njerëz në të gjithë Turqinë, Sirinë, Libanin, Qipron dhe Izraelin e ndjenë tërmetin.
Deri më tani ka pasur të paktën 40 pas lëkunddje përfshirë edhe një në shkallë prej 6.7 shkallësh të Rihterit.
Në të dy shtetet po zhvillohen operacione për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja pas rrëzimit të ndërtesave. Tërmeti ra në orën 4 të mëngjedit dhe në dy anët e kufirit, banorët ishin në gjumë kur goditi tërmeti dhe ata dolën jashtë në mot të ftohtë, me borë dhe shi, teksa ndërtesat u rrëzuan.
Në anën siriane të kufirit, tërmeti goditi rajonet e kontrolluara nga opozita, që jetojnë afër 4 milionë të zhvendosur nga pjesë të tjera të Sirisë, për shkak të luftës civile në vend. Shumica prej tyre jetojnë në kushte të rënda dhe pa përkujdesje shëndetësore, teksa territoret ku gjenden ata janë të rrethuara nga forcat siriane.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shkroi në Tëitter se ekipet e kërkim-shpëtimit reaguan menjëherë pas dridhjeve të fuqishme të tokës.
“Shpresojmë se do ta kalojmë këtë fatkeqësi së bashku sa më shpejt që të jetë e mundur dhe me sa më pak dëme”, shkroi ai.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Tërmeti#Turqi
![](https://s2.save4k.org/pic/RyNL4wrk1Vw/maxresdefault.jpg)