Disa raste vjedhjesh janë zbardhur nga blutë e kryeqytetit. Këtë herë janë sekustruar 8 monopatina, të dyshuara të vjedhura, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 3 të mitur për veprën penale "Vjedhja" kryer më shumë së njëherë.
Sakaq janë proceduar dhe prindërit e tyre, nga komisariati i policisë nr 3 në Tiranë, për veprën penale përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale. Policia ka dokumentuar me prova ligjore vjedhjet e monopatinave që janë kryer nga tre të miturit, në zona të ndryshme të Tiranës.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrolleve të banesave të tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 8 monopatina të dyshuara të vjedhura. Ndërkohë që prokuroria ka marrë në shqyrtim rastet e vjedhjeve, për të zbuluar nëse ka patur edhe persona të tjerë të përfshirë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Procedimi#Vjedhjet
Ещё видео!