Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu është emëruar në krye të AMP. Ndërkohë, mbetet ende vakant vendi i Gledis Nanos, i cili u shkarkua pak ditë më parë nga posti i drejtorit të përgjithshëm. Gazetari Merin Maçi, në një raportim të drejtpërdrejtë për Tv Klan raporton mbi ndryshimet që priten në radhët e policisë dhe emrat kandidatë për postin.
“Zyrtarizmi i zotit Veliu në krye të AMP ka afrua rmë shumë pranë postit të drejtorit të përgjithshëm ish-drejtorin e AMP, Muhamet Rrumbullakun si një nga emrat potencialë për të drejtuar 12 mijë efektivë. Një emër tjetër që përflitet është edhe ai aktual i policisë së Tiranës, zotit Lorenc Tanganika. Zgjedhja e njërës prej këtyre dy kandidaturave do pasohet me ndryshime të tjera në rang drejtuesish e komisariatesh në të gjithë vendin, pasi si çdo drejtor, edhe emri i ri do ketë të besuarit e tij në luftën kundër krimit dhe për të ofruar rend e siguri sipas disa objektivave të caktuara që sipas Ministrit të Brendshëm nuk u plotësuan nga ish-drejtori Gledis Nano”.
Gazetari thotë se sipas burimeve nga Ministria e Brendshme, pritet që javën e ardhshme, përkatësisht ditën e mërkurë kur do të jetë edhe mbledhja e qeverisë, të lançohet emri zyrtar i drejtorit të përgjithshëm të Policisë.
#policiaeshtetit
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!