Qyteti i Vlorës është përfshirë mesditën e sotme nga paniku. Zona përpara gjykatës është rrethuar dhe pasi dyshohet se është vendusr një sasi eksplozivi.
Sipas burimeve të Dosja.al një pako e dyshimtë ësthë gjetur pranë Gjyaktës së Vlorës, dhe ka vëenë në lëvizje uniformat blu të këtij qytetit. E gjithë zona përreth është rrethuar dhe ka nisur evakuimi i banorëve.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë Gjykatës së rrethit Vlorë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Priten forcat e posaçme xheniere në lidhje me vijimësinë e veprimeve. Ende nuk ka informacione të detajuara për këtë ngjarje.
Ещё видео!