#oranews #sulmetkibernetike #kibernetike #it #administratapublike
Prokuroria e Tiranës bën përgjegjës 5 punonjës IT pranë Departamentit të Adminiatratës Publike (DAP) për sulmin kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-t që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Republikën e Shqipërisë.
Punonjësit në fjalë ishin angazhuar në pozicionin IT pranë DAP gjatë të njëjtës kohë kur është implementuar dhe mirëmbajtur sistemi administratë.al.
Urdhërat e arrestit janë firmosur nga prokurori Bledaj Valikaj. Ndaj tyre rëndon akuza e "Shpërdorimit të Detyrës."
Prokuroria i akuzon për “shpërdorim detyre” dhe ndaj tyre kërkon masën e sigurisë “Arrest shtëpie” pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
“Stafi IT pranë DAP mund dhe duhej të kërkonte raportim nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar prej DAP për implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemit në kohë lidhur me gjendjen në të cilën ndodhej ky sistem, pavarësisht mungesës së dijenisë për mënyrën e zbatimit të kontratës për implementimin e sistemit administrata.al.”
Në rast se këta punonjës, do të kishin vepruar në përputhje me urdhërimet e Rregullores së Sigurisë së Informacionit nr. 337/1 prot., datë 17.01.2022, dhe Rregullores së Brendshme të AKSHI-it duke kërkuar informacion dhe duke u azhornuar me antiviruset më të fundit të sistemit, atëherë do ishte zbuluar në sistemet e tyre virusi i cili ka hyrë fillimisht tek administrata.al në mënyrë që tëbëhej e mundur neutralizimi i tij pa prekur sistemin e AKSHI-t" thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Emrat
Personat e identifikuar nga vetë strukturat e AKSHI, të cilët me mosveprimet e tyre nuk kanë bërë të mundur identifikimin më parë janë:
Alketa Sulo - Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Ministrinë e Brendshme;
Altin Sallaku - Përgjegjës, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve;
Rudina Llagami. - Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike;
Igli Lubonja - Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike; dhe
Albi Gjeka - Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike.
Këta persona me mosveprimet e tyre kanë sjellë pasoja të rënda dhe kanë konsumuar elementet e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Prokuroria do vazhdojë hetimet për identifikim e plotë të çdo aktori apo subjekti të përfshirë në këtë veprimtari duke vënë para përgjegjësisë penale.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!