Sekuestrohen 239 kg e 700 gr lëndë narkotike e llojit kanabis sativa në portin e Durrësit.
Droga u sekuestrua pas një operacioni në rrugë operative nga policia kufitare mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:40 pak para imbarkimit të trajlerit me targa ACR 088 në tragetin e linjës Durrës-Bari.
Lënda narkotike ishte fshehur në tavanin e trajlerit, në pjesën ballore të tij dhe kishte si destinacion Italinë. Mbi 90 kg kanabis sativa e blerë në Lazarat është sekuestruar nga policia e Gjirokastrës.
Policia njoftoi sot paradite për operacionin nga Sektori Kundër Narkotikëve dhe Policia Kufitare.
Droga u gjet në tre çanta shpine në fshatin Goranxi. Tre personat që transportonin drogën e Lazaratit janë larguar në drejtim të paditur.
Aksioni u organizua pas mesnatës së të martës, ndërsa policia po punon për kapjen e transportuesve të cilët janë identifikuar.
Ещё видео!