Edhe pse është President i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta nuk i shpëton asnjëherë pyetjeve për LSI-në.
I ftuar sot në emisionin “Zonë e Lirë”, në Tv Klan, drejtuesi i emisionit Arian Çani e pyeti nëse e ka harruar LSI-në, partinë të cilën drejtonte përpara se të merrte detyrën si President. Meta iu shmang pyetjes së Çanit, i cili e quajti LSI një parti të majtë, duke thënë se nuk ka lidhje me këtë çështje. Ndërkohë që shtoi se drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi duhet të moderohet.
Arian Çani: E ke harruar LSI që është një parti e majtë?
Ilir Meta: Nuk kam lidhje me këtë çështje.
Arian Çani: Pra unë tani s’duhet të të pyes fare për Monikën që është kryetare e LSI? Ti nuk e njeh fare kush është kjo Monika?
Ilir Meta: Duhet të moderohet pak.
Arian Çani: Pse është e egër?
Ilir Meta: Është pak frankofone kështu si ty.
Arian Çani: Frankofone Monika?
Ilir Meta: Po, po. Flet frëngjisht dhe po ta rifreskojë mund ta flasë edhe më mirë.
Arian Çani: Pse mendon se duhet të moderohet Monika?
Ilir Meta: Ashtu mendoj unë./tvklan.al
Ещё видео!