Lajme arkiva 2007
95-vjetori i shpalljes së pavarësisë ka mbledhur në Vlorë përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar, presidentin e republikës, kryeministrin, kryetaren e kuvendit si edhe drejtues të partive politike të mazhorancës dhe opozitës dhe të partive shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni. Por në këtë ditë të shënuar për kombin shqiptar si presidenti Topi edhe kryeministri Berisha, u fokusuan në çështjen e Kosovës duke uruar mëvetësinë e saj sa më të shpejtë.
Bamir Topi: “Sot Kosova, më e pavarur se asnjëherë në historinë e saj, ndodhet në procesin e pakthyeshëm të mëvetësisë së saj ndërkombëtare. Përshëndes nga ky tubim gjithë popullin e Kosovës për pjekurinë dhe përgjegjësinë që tregoi në zgjedhjet e fundit kuvendore dhe vendore duke dëshmuar se ka ardhur koha të jetë zot i fateve të vendit vetë.”
Sali Berisha: “Unë përshëndes me këtë rast të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, sepse pavarësia e shqiptarëve në Shqipëri u shndërrua në flamur, u shndërrua në shpresë, u shndërrua në përkushtim për shqiptarët kudo që të fitojnë liritë e tyre të drejtën e tyre dhe në Kosovë pavarësinë. Unë kam bindjen se Kosova e pavarur është një proces që do të finalizohet së shpejti dhe në këtë mënyrë do të jetë Vlora dhe Prishtina epiqendra e pavarësisë së shqiptarëve, ndaj dhe të urojmë qytetarëve të Kosovës sa më shpejt pavarësinë e vendit të tyre.”
Për sa i përket protokollit ceremonia në sheshin e Flamurit vijoi me homazhe të përfaqësuesve të lartë të shtetit në Varrezat e Dëshmorëve, ndërsa kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka ndjekur një tjetër agjendë. Megjithatë kryeministri Berisha në mesazhin e tij për këtë ditë të rëndësishme tha se p[politika është e bashkuar, ndërsa preku edhe çështjen e festimeve për ditën e çlirimit.
Sali Berisha: “Unë isha në një rresht me kryetarin i Partisë Socialiste dhe të tjerë, politika vjen tërësisht bashkuar për të nderuar këtë datë të madhe të kombit. Ulem me nderim të madh para veprës së Ismail Qemalit dhe burrave të shquar të kombit që themeluan këtu në Vlorë pavarësinë e Shqipërisë, shpallën shtetin e pavarur shqiptar, por sot me përulemi para atyre qindra dhe mijëra djemve dhe vajzave, burrave dhe grave që në një pushtim të vendit, që do vinte në rreth më pak se tre dekada, pas shpalljes së pavarësisë, morën malet, rrokën armët, çliruan vendin, ditën e flamurit, ditën e pavarësisë së tij.”
Në Vlorë përfaqësuesit e lartë të shtetit vizituan disa shtëpi patriotësh dhe Muzeun e Pavarësisë. Këtu kryetarja e kuvendit u dhuroi presidentit dhe kryeministrit kopje të aktit origjinal të pavarësisë të nënshkruar edhe nga emra patriotësh të pa publikuar më parë./tvklan.al
Gazetar: Fatos Hakorja
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!