Një 24 vjeçar shqiptar u la në burg nga gjykata angleze pasi u kap në një fermë kanabisi duke kultivuar bimë narkotike që kapnin një vlerë prej 160 mijë paundësh.
Llesh Kaci, u gjet në shtëpinë e barit në Britaninë e Madhe ku më parë kishte hyrë ilegalisht. Sipas mediave britanike ai kishte braktisur Shqipërinë duke udhëtuar drejt vendit ishullor për një jetë më të mirë.
Gjykata e Basildon Croën dëgjoi rrëfimin e shqiptarit se ai kishte marrë ultimatum nga pronari që drejtonte fermën e kanabisit për të punuar në kultivimin e bimëve narkotike në mënyrë që të paguante borxhin prej 24 mijë paundësh me të cilat shqiptari kishte mundur të hynte në Britaninë e Madhe.
24 vjeçari Llesh Kaci theu këmbën teksa tentoi t’i arratisej policisë përmes dritares së shtëpisë së barit teksa policia arriti të hynte në fermën e kanabisit. Ai u dënua me 1 vit e tre muaj pasi u akuzua për prodhimin e bimës së kanabisit të klasit B.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Britani#Shqiptari#TopChannel
Ещё видео!