Lajme arkiva 2006
Drejtuesit e dy prej partive të koalicionit qeverisës shpjegojnë nismën e fundit të grupimit të 26 deputetëve të djathë me qëllim imponimin e tyre për vendime të rëndësishme në Kuvend përmes një zërit të vetëm.
Tritan Shehu: “Realisht duke qenë të thërrmuar vota shpërndahet. Po që se arrihet një emërues i përbashkët, forca dhe mënyra e influencimit është shumë më efektive.”
Vangjel Dule: “Nuk duhet interpretuar në mënyrën siç është bërë deri më sot, si një karshillëk apo një veprim kërcënues ndaj Partisë Demokratike. Qëllimi i kësaj iniciative do të jetë funksionimi norma i koalicionit. Diskutimi në vazhdimësi i proceseve reformuese që duhet të përshkroi të gjithë aktivitetin qeveritar dhe natyrisht që nuk do të kursehet për të mbrojtur të drejta e forcave politike që do ta përbëjnë atë.”
E rëndësishme është nëse ky grup i partive të djathta do t’i imponohet Partisë Demokratike qoftë për miratimin e ligjeve të rëndësishme apo edhe për mbarëvajtjen e koalicionit.
Vangjel Dule: “Natyrisht që nuk mund të evitohen të dyja nivelet e negocimit me Partinë Demokratike. Natyrisht që çdo forcë politike ka specifikat e veta.”
Tritan Shehu: “Kjo do të varet, do të lidhet kryesisht më shumë problemet që dalin. Pra me interesat që na bashkojnë një interes i grupimeve politike për t’u mbrojtur. Siç është për shembull ligji elektoral. Siç ishte për shembull problemi i financimit të partive. Si mund të jenë probleme të tjerë që lidhen me problemet e partive.”
E ashtuquajtura “Mazhorancë Përcaktuese” pritet të konkretizohet javën e ardhshme./tvklan.al
Gazetare: Arta Tozaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!