[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Mesazhet drejt partive politike, në pas-ngjarjen e Elbasanit, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, Yuri Kim dhe Luigi Soreca, i përçuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Më shumë se për t’u njohur me përfundimin e përgatitjeve për 25 Prillin nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, qëllimi i deklaratës së diplomates amerikane ishte për t’i thënë partive politike se blerja dhe shitja e votës duhet t’i përkas të shkuarës dhe të vetmit që garantojnë mbrojtjen e vullnetit politik të zgjedhësve janë institucionet e ngarkuara nga ligji. YURI KIMAMBASADORE E SHBA NE TIRANE Zgjedhjet e 25 Prillit kanë lidhje me të ardhmen nuk kanë lidhje me të shkuarën. Gjëra të tilla të tmerrshme sikundër kanë ndodhur në të shkuarën, siç kanë qenë grupe të paautorizuara për të mbrojtur votën e qytetarëve, është e rëndësishme që këto të mbeten pas, në të shkuarën sepse është e papranueshme për një vend që është anëtar i NATO-s dhe synon anëtarësimin për në Bashkimin Evropian.LUIGI SORECA AMBASDOR I BE NE TIRANE Këto zgjedhje janë qartësisht shumë të rëndësishme për qytetarët e Shqipërisë, janë të rëndësishme edhe për Bashkimin Evropian që po ndjek nga afër gjithçka do të ndodhë në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. Kjo për arsyen sepse Shqipëria është një vend kandidat për në Bashkimin Evropian dhe jemi duke marre në konsideratë mbajtjen e konferencës së parë Ndërqeveritare, prandaj është shumë e rëndësishme se çfarë do të ndodh ditën e Dielë në Shqipëri.Referuar ngjarjes kriminale në Elbasan me pasojë vrasjen e Pjerin Xhuvanit, mbështetës i Partisë Socialiste nga Arbër Papleka, anëtar i Komitetit të Partisë Demokratike për Mbrojtjen e Votës, Yuri Kim apeloi për ndëshkim të personave përgjegjës. YURI KIMAMBASADORE E SHBA NE TIRANE Është e rëndësishme që shkelësit të mund të kapen që të gjithë, personat përgjegjës të mund të ndëshkohen pa një trajtim të posaçëm për askënd sepse askush nuk është mbi ligjin.Falënderuese ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për thirrjet e tyre për qetësi, ambasadorja amerikane, deklaroi se qëndrimet e drejtuesve më të lartë te vendit janë nën-vëzhgimin e bashkësisë ndërkombëtare. YURI KIMAMBASADORE E SHBA NE TIRANE Është përgjegjësi e udhëheqësve të cilët ndodhen në pozicionet më të larta drejtuese të vendit, të bëjnë thirrje për qetësi dhe asgjë tjetër që nuk ka lidhje me qetësinë. Jemi duke monitoruar të gjitha qëndrimet nga drejtuesit e lartë të vendit, dëshiroj të falenderoj kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha që kanë bërë thirrje për qetësi, gjithashtu të refuzohet dhuna që të mund të votohet në 25 Prill. LUIGI SORECA AMBASDOR I BE NE TIRANE Thirrja jonë është për të gjithë për vetëpërmbajtje dhe që të shmangin gjuhën e urrejtjes, të konfliktit, pra gjithçka të bëhet siç duhet ditën e Diele dhe në të ardhmenNga partitë politike, ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, kërkon shmangien e parakohshme të shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, pranimin e tij nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa nga qytetarët të marrin masivisht pjesë në zgjedhje. LUIGI SORECA AMBASDOR I BE NE TIRANE Shkoni të votoni, veçanërisht të rinjtë, ti vendos.YURI KIMAMBASADORE E SHBA NE TIRANE Ju nuk jeni vetëm, ne jemi me ju.
Ещё видео!