Policia italiane ka vënë në pranga një 40-vjeçar shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana dhe më pas e ka ekstraduar atë drejt Shqipërisë.
Sipas Policisë, Besnik Lamçja, 40 vjeç, është arrestuar ppër llogari të shtetit shqiptar nga Interpopl Roma pasi mbi të rëndojnë disa vepra penale. 40-vjeçari I cili është dënuar nga Gjykata e shkallës së Parë Tiranë me 25-vite heqje lirie, akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim" kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me armë", kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Lamçja akuzohet për një ngjarje të ndodhru 22 vite më parë, përkatësisht më 27 qershor 2000, pasi në vendin e quajtur “Magazinat e tregtisë”, në rrugën “Siri Kodra”, në bashkëpunim me shtetasin E. Ç., ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. U.
40-vjeçari pritet të vuajë dënimin në Shqipëri.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Policia#Italy#TopChannel
Ещё видео!