Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka mbërritur në zyrën e tij rreth orës 09:30 të paradites.
Madje ka qëndruar në institucion dhe gjatë përplasjes së pjesmarrësve me forcat e policisë. Pavarësisht tensionit para nisjes së fushatës, shfaqet i qetë para gazetarëve.
Xhafaj: Qetësi.
Nga zyra e tij Xhafaj ka dalë rreth orës 16:10 minuta, kur ishte pastruar dhe mjedisi para Ministrisë, por sërisht nuk ka pranuar të komentojë.
Xhafaj: Pak më vonë.
Por të vetmin reagim, Xhafaj e jep mbi mundësinë e nisjes së procedimit për përplasjen me forcat e rendit.
Xhafaj: Fundjavë të mbarë, nuk merrem unë, është çështje e policisë.
Xhafaj reagon në twitter
Në mbrëmje, në një postim në twitter, Ministri Xhafaj ka shprehur vlerësim të veçantë e respekt për gjithë shërbimet e Policisë së Shtetit të angazhuar në sigurinë e mbarëvajtjen në tërësi të tubimit të opozitës.
"Profesionalizmi dhe qetësia në përmbushjen e detyrave të ngarkuara në këtë rast: shenjë e respektit për ligjin dhe interesin qytetar", nënvizon Xhafaj.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Ещё видео!