Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se ishte i gatshëm të bënte kompromis për Ukrainën në bisedimet e mundshme me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për përfundimin e luftës dhe se nuk kishte kushte për fillimin e bisedimeve me autoritetet ukrainase. Trump, një mjeshtër i vetëquajtur i marrëveshjeve ndërmjetësuese dhe autor i librit të vitit 1987 "Trump: Arti i marrëveshjes", është zotuar se do t'i japë fund konfliktit me shpejtësi, por nuk ka dhënë ende asnjë detaj se si mund ta arrijë këtë. Putin, duke iu përgjigjur pyetjeve në televizionin shtetëror gjatë seancës së tij të përvitshme të pyetjeve dhe përgjigjeve me qytetarët rusë, tha se ishte gati të takonte Trumpin, me të cilin tha se nuk kishte folur për vite me radhë. I pyetur se çfarë mund t'i ofronte Trumpit, Putin hodhi poshtë një pohim se Rusia ishte në një pozitë të dobët, duke thënë se Rusia është bërë shumë më e fortë që kur ai urdhëroi trupat të hynin në Ukrainë në 2022. "Ne kemi thënë gjithmonë se jemi gati për negociata dhe kompromise," tha Putin, pasi nënvizoi se forcat ruse, duke përparuar në të gjithë frontin, po lëviznin drejt arritjes së qëllimeve të tyre kryesore në Ukrainë. "Së shpejti, do të mbarojnë ukrainasit që duan të luftojnë, për mendimin tim, së shpejti nuk do të mbetet më askush që dëshiron të luftojë. Ne jemi gati, por pala tjetër duhet të jetë gati për negociata dhe kompromise". Putin tha se Rusia nuk kishte kushte për të filluar bisedimet me ukrainën dhe se ishte e gatshme të negocionte me këdo, përfshirë presidentin Volodymyr Zelenski. Por ai tha se çdo marrëveshje mund të nënshkruhet vetëm me autoritetet legjitime të Ukrainës, dhe të tillë, kremlini konsideron tani vetëm parlamentin ukraina. Zelenski, mandati i të cilit ka skaduar teknikisht, por i ka vonuar zgjedhjet për shkak të luftës, do të duhet të rizgjidhet në mënyrë që Moska ta konsiderojë atë një nënshkrues legjitim të çdo marrëveshje për të siguruar që ajo të jetë ligjërisht e pakontestueshme, tha Putin.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Putin#Trump
Ещё видео!