Tre shoferë janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë pasi drejtonin makinën në gjendje të dehur deri në masën 0.71 mg/l.
11 leje drejtimi janë pezulluar për shpejtësi që varionin nga 139 km/h deri në 176 km/h. Ndërsa 12 leje drejtimi pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Kontrolle me radar e dragera për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara si dhe drejtimin e mejtit nën ndikimin e alkoolit apo në gjndje të dehur.Kontrolle të befasishme edhe nga forcat e Posaçme Shiponjat për të evidentur dhe goditur ata persona që qarkullojnë me armë zjarri apo sende të tjera të kudndraligjshme. Rrugorët e kryeqytetit kanë vijuar kontrollet parandaluese duke verifikuar sjelljen e përdorueseve të rrugës, kryesisht në raport me shpejtësinë dhe perdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjetit. Nga kontrollet e alternuara në rruget interurbane dhe urbane, janë evidentuar një numër i konsiderueshëm shkeljesh, kryesisht ato mbi normat e shpejtësisë dhe drejtimi i mjeteve nën efektin e alkoolit. 11 Leje Drejtimi të pezulluara për shpejtësi që varionin nga 139 km/h deri në 176 km/h. 12 Leje Drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 3 drejtues mjetesh të arrestuar për djetim mjeti në gjendje të dehur deri në masën 0.71 mg/l
Patrullimi policor, po vijon në terren me efektivë të planifikuar enkas në zonat me rrisk për aksidente rrugore, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe drejtimit te mjeteve nën efektin e alkoolit.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Policia#Tirane#TopChannel
Ещё видео!