Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i kanë marrë mesazhet nga nivelet e larta politike dhe diplomatike të Bashkimit Evropian, në veçanti Gjermanisë dhe Francës, për t’iu qasur seriozisht arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht obliguese ndërmjet dy vendeve, vlerësojnë njohësit e proceseve politike, në Kosovë dhe Serbi, Agon Maliqi dhe Dushan Janjiç.
Sipas tyre, këtë e dëshmojnë edhe deklaratat e ditëve të fundit të Kurtit dhe Vuçiqit lidhur me nismën franko-gjermane, e cila në mediat në Kosovë dhe rajon është përshkruar si dokument-propozim që përmban kornizën e re, mbi të cilën do të bisedohet për arritjen e marrëveshjes që do të zgjidhë mosmarrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Ky projekt-propozim, siç komentojnë ata, Kurtit dhe Vuçiçit u ka arritur përmes këshilltarëve Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne, të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emanuel Macron. Ambasada e Gjermanisë dhe ajo e Francës në Kosovë, nuk kanë konfirmuar nëse nga ana e vendeve të tyre ka një iniciativë apo dokument-propozim, që mund të jetë kornizë e re e dialogut Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese, e cila do të zgjidhte kontestin ndërmjet dy vendeve.
Analistët ndërkohë thonë se deklaratat e Kurtit dhe Vucicit, drejtpërdrejt apo tërthorazi, konfirmojnë se ekziston ky propozim francezo-gjerman por ai nuk duhet të jetë shumë i detajuar dhe jep vetëm një kornizë të përafërt të asaj që është e mundur. Sidoqoftë ata janë në një mendje se ky propozim kërkon që ta ngrejë dialogun në nivel politik.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Nisma#Kosova
Ещё видео!