Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka zbardhur dy vrasjet të bujshme të vitit 2005. Pas 15 viteve SPAK ka vënë para akuzës disa nga eksponentët e njohur të botës së krimit si autor të vrasjes në Tiranë të biznesmenit Vajdin Lamaj dhe vrasjes në Durrës të Klodian Saliut.
Për këto vrasje SPAK akuzon Emiljano Shullazin, Lulzim Berishën, Plarent Devishaj, Indrit Taullain, Viktor Ymerin, Indrit Rusin dhe Luftar Reçin.
Hetimet për këto dy vrasje ishin të pezulluara prej kohësh për mosgjetjen e autorëve, por SPAK i ka rihapur ato pasi ka siguruar dëshmin e një të penduari.
Sipas njoftimit të SPAK për vrasjen e Klodian Saliut në autostradën Tiranë-Durrës, pranë fshatit Koxhaj, akuzohen Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Taullai, Indrit Rusi dhe Luftar Reçi
Ndërsa për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe mikut të tij Artan Arsi, që u ekzekutuan me bombë të telekomanduar, në ashensorin e pallatit ku banonte në Tiranë, akuzohen Emiljano Shullazi e Viktor Ymeri si dhe Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Taullai, Indrit Rusi dhe Luftar Reçi.
Pas sigurimit të provave, SPAK iu drejtua Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për caktim mase sigurimi ndaj 6 të dyshuarve. GJKKO ka vendosur masën e sigurimit arrest me burg për të 6 të akuzuarit.
Kështu, Policia ka arrestuar Viktor Ymerin e Indrit Rusin, ndërsa Indrit Taullai u arrestua në Kosovë. Emiljano Shullazi e Luftar Reçi ndodhen në burg për vepra të tjera penale. Lul Berisha e Plarent Dervishi nuk janë arrestuar ndaj janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SPAK#TopChannel
Ещё видео!