Koreja e Veriut ka njohur zyrtarisht republikën e vetëshpallur popullore të Donetskut dhe atë të Luhanskut, territoret e pushtuara pro-ruse në lindje të Ukrainës.
Koreja e Veriut bëhet shteti i tretë anëtar i OKB-së që i njeh ato si autoritete legjitime, pas Rusisë dhe Sirisë.
Lideri koreano-verior Kim Jong-un njihet për lidhjet e tij të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, kryesisht si një aleancë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nga ana tjetër, Republika e vetëshpallur Popullore e Donetskut (DPR) ka hapur të martën ambasadën e saj në Rusi.
Donetsk shtrihet në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, në të cilin janë zhvilluar bombardime të rënda gjatë muajve të fundit. Rusia njohu pavarësinë e Donetskut dhe Republikës Popullore të Luhanskut (LNR) – një ent tjetër separatist në Donbas më 21 shkurt, tre ditë përpara se Rusia të niste pushtimin e vendit..
Por hapja e ambasadës në Moskë të martën u zhvillua pa asnjë zyrtar të lartë të qeverisë ruse.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#KoreaVeriut#Ukraina#TopChannel
Ещё видео!