Në vigjilje të Krishtlindjeve krerët e besimeve fetare të krishtera në vendin tonë kanë përcjellë urimet e tyre. Kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës Arjan Dodaj dhe arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, Angelo Massafra bënë thirrje që të gjithë të bashkohen për të krijuar një kulturë paqeje në shoqërinë shqiptare.
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale, Anastas Janullatos në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve ortodoks thekson se kjo festë tregon rrugën dhe mënyrën sesi njerëzit duhet të arrijnë te paqja me vetveten dhe me të tjerët.
“Paqja nuk është thjesht një urim, por është dhuratë hyjnore dhe arrihet përmes bashkëpunimit të njeriut me Perëndinë. Rrezatimi i hirit hyjnor është i mirëqenë, ndërsa përpjekja e njeriut pritet të ndodhë. Në rrafshin profetik, Krishtlindja përmbledh, në trajtën e tyre fillestare, të vërtetat e mëdha, të cilat shpalosen plotësisht gjatë jetës së Krishtit, kulmojnë me Besimin dhe Ngjalljen dhe jetësohen nga Kisha në të kremtet e mëdha”.
Krishtilindja shënon një nga kremtet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!