Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore ndaj një shtetasi me iniciale Z.P. se në bashkëpunim me persona të tjerë ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.
Sipas hetimeve, shtetasi i armatosur, I veshur me uniform dhe në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen, plagosjen, dëbimin masiv dhe plaçkitjen e qytetarëve civil shqiptar që nuk ishin të përfshirë në luftë. Zhvillimi i seancës gjyqësore ndaj tij do të kryhet në mungesë, pasi sipas Prokurorit të Shtetit, shtetasi me iniciale Z.P. ndodhet në arrati.
Prokuroria Speciale njofton se vijon misionin në ndjekjen e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, për të siguruar drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për kryesit e tyre, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kosovë#Hage
Ещё видео!