Mësuesi që u denoncua në Fiks Fare për ngacmin seksual ndaj nxënëses u shoqërua në polici. Ministria e Arsimit ngre grupin e punës për sqarimin e situatës.
Emisioni Fiks Fare solli dëshminë e një nxënëseje 14 vjeçare nga fshati Barç i Skraparit se mësuesi e puthi me dhunë në buzë brenda klasës. Gazetarët sollën ballafiqimin e situatës me institucionet, por këto të fundit reaguan vetëm pas transmetimit të rastit.
Ministria e Arsimit njoftoi se ka ngritur menjëherë një grup pune për të sqaruar situatën, se është zëvendësuar mësuesi dhe nxënëses i është ofruar shërbim psiko-social.
Gjithashtu Policia e Shtetit ka njoftuar se mësuesi S.B është shoqëruar në ambjentet e komisariatit, për të cilin pasi janë referuar materialet në prokurori ka nisur për të procedim penal për veprën penale "Ngacmim seksual".
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#FiksFare#TopChannel
Ещё видео!