26 vende të Europës kanë ndërmarrë një operacion kundër trafikut të armëve, trafikut të drogës, emigrantëve, trafikut të qenieve njerëzore, si edhe goditjen e rrjeteve kriminale me rrezik të lartë.
Operacioni që angazhoi mbi 22 mijë oficerë, ka përfshirë kontrolle të intensifikuara në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe operacione speciale në vendet e përfshira.
Raportohet se gjatë këtij operacioni janë arrestuar 566 shtetas, janë sekuestruar 310 armë zjarri, municion luftarak dhe rreth 1 ton drogë. Konkretisht 626 kg kokainë, gati 300 kg cannabis, heroinë dhe lëndë të tjera narkotike.
Edhe Policia e Shtetit shqiptar ka marrë pjesë në këtë operacion ndërkombëtar 5 ditor, ku raportohet se 315 punonjës të Policisë së Shtetit shqiptar janë angazhuar.
Nga ky operacion mbetën të arrestuar 28 shtetas nga Shqipëria, u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, si dhe 81 kg lënde narkotike canabis dhe shumë doza kokainë.
Në listën e 26 vendeve, përpos Shqipërisë, është dhe Kosova , Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Ky operacion është mbështetur nga Europol, Frontex, Interpol dhe një sërë strukturash ndërkombëtare, morën pjesë në këto aktivitete operacionale.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Superoperacioni#Europol
Ещё видео!