Në një zhvillim dramatik, krejt të papritur, presidenti amerikan, joe Biden, u shfaq sot në Kiev, në një demonstrim të mbështetjes së fortë amerikane për Ukrainën, vetëm katër ditë para përvjetorit të parë të pushtimit rus.
Vizita shumë e rrezikshme në kryeqytetin ukrainas, që ka qenë nën kërcënimin e sulmeve me raketa, sinjalizon angazhimin e vazhdueshëm të SHBA, mbështetësja më e madhe financiare dhe ushtarake e përpjekjeve të Ukrainës për të dëbuar pushtuesit rusë nga territori i saj. “Kur Putin e nisi pushtimin e tij, thuajse një vit më parë, ai mendoi se Ukraina ishte e dobët dhe perëndimi i ndarë. Ai mendoi se do të na mposhtte. Por e kishte shumë gabim...”, shkruante Biden në Tëitter në fillim të vizitës së tij... Në anën tjetër, presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, fillimisht në telegram, mirëpriti vizitën e liderit amerikan, duke e cilësuar ardhjen surprizë, një shenjë të fortë mbështetjeje në prag të përvjetorit të parë të pushtimit rus. “Joseph Biden, mirësevjen në Kiev! Vizita juaj është një shenjë jashtëzakonisht e rëndësishme e mbështetjes për të gjithë ukrainasit”, shkroi ai.
Më pas, të dy ata zhvilluan një takim kokë më kokë,
ZELENSKI:
Sot ne po presim presidentin Biden. Ky është një sinjal i rëndësishëm për ne dhe ne jemi krenarë për këtë. Faleminderit shumë që erdhët zoti president, në një moment të jashtëzakonshëm në mbështetje të Ukrainës
BIDEN:
‘Ndoshta është pak arrogante ta them këtë, por mendova se ishte e rëndësishme që presidenti i shteteve të bashkuara të amerikës, të ishte këtu, ditën kur sulmet nisën...Por unë isha i shqetësuar se ai do të sulmonte, në fakt isha i sigurt për këtë, dhe mendova se ishte kritike që të mos kishte as edhe një dyshim të vetëm për mbështetjen e shteteve të bashkuara për Ukrainën dhe luftën e saj kundër sulmit brutal të Rusisë
Kryeqyteti ukrainas ndërkohë ka qenë nën masa të jashtëzakonshme sigurie, i ngrirë i tëri. Trafiku u ndal e madhe edhe këmbësorët nuk u lejuan të kalonin nëpër disa rrugë të caktuara. Menjëherë pas kësaj, sirenat e alarmit për sulme ajrore jehuan në qytet.
Ndërsa shumë liderë të tjerë e kanë vizituar Kievin për tu takuar me Zelenskin, vitin e shkuar, dhe kanë ecur në këmbë në qytetin e shënjuar nga bombat, Biden ka qëndruar larg për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe frikës për mundësinë e një konflikti mes dy fuqive më të mëdha bërthamore në botë, duke dërguar zëvendësit në vendin e tij. Fillimisht, zonja e parë Jill Biden bëri një vizitë surprizë në ukrainën perëndimore në ditën e nënës, në maj. Ndërsa vizita e tanishme e Bidenit, u rrethua nga fshehtësia e plotë. Ai duhej të nisej për një vizitë të paralajmëruar për në poloni, nga Uashingtoni, mbrëmjen e të hënës, por në fshehtësi të plotë u shfaq në Kiev, në krah të Zelenskit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Biden#Kiev
Ещё видео!