Holandezët nuk e kanë pritur mirë nisjen e orarit të shtetrrethimit si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Ashtu si gjatë fundjavës, protestat nuk u ndalën edhe këtë të hënë në të gjithë vendin. Në qytetet kryesore, Amsterdam, Eindhoven, etj. pati përleshje të ashpra mes protestuesve dhe policisë. I nevojshëm ishte edhe përdorimi nga policia i topave me ujë dhe gazit lotsjellës për të shpërndarë manifestuesit të cilët u vunë flakën dhjetëra objekteve. Mbi 100 protestues u arrestuan.
Shtetrrethimi nis nga ora 21:00 në darkë deri në 04:30 të mëngjesit. Kush nuk bindet paguan 95 Euro gjobë. Holandezët nuk janë përballur që prej Luftës së Dytë Botërore me shtetrrethim, por qeveria e pa të arsyeshme për shkak të shifrave të larta të infektimeve që kanë prekur rekorde të vazhdueshme që prej Dhjetorit.
Rënie të ndjeshme pësuan shifrat e pandemisë në vende problematike si Britania e Madhe e Gjermania. Shumë vende si Gjermania, Holanda, Italia, etj, kanë ndaluar fluturimet me Britaninë e Madhe apo Afrikën e Jugut nga e kanë origjinën variantet e reja të koronavirusit. Më ekstrem me masa është Izraeli që ka ndaluar gjithë fluturimet me jashtë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!