#deputete #pd #lulzimbasha
Një letër e mbërritur mëngjesin e së hënës në tryezën e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, për të njohur Lulzim Bashën si kryetar të grupit parlamentar të PD-së, bëri që sesioni i ri parlamentar të nisë me debate.
Lindita Nikolla: Sot në orën 09:00 kam marrë një njoftim nga PD, e cila më drejtohet që në zbatim të rregullores së parlamentit, më vënë në dijeni se kryetari i grupit është Basha.
Përmbajtja e letrës shkaktoi ilaritet në sallë, çka zuri në befasi edhe vetë Lulzim Bashën. Përveç ironisë, Gazment Bardhi akuzoi kryeparlamentaren se po shkel rregulloren duke lexuar në seancë “letra partish politike” për të realizuar planin qesharak pas të cilit tha se fshihet Rama, Veliaj e Basha.
Gazment Bardhi: Po ta harroni se do vijë dita kur kreun e grupit të PD ta zgjedhë PS. Ke një rregullore parlamenti që lexon njoftime të grupeve parlamentare, jo të partive politike, ta kryejnë aktivitetin jashtë kësaj salle, në këtë sallë ka deputetë të grupit të PD që vendosin se kush është kreu i grupit të PD.
Lindita Nikolla: Qesharakë bëheni ju që nuk dini se si zgjidhet kryetari i grupit parlamentar.
Që kërkesa ishte qesharake dhe në shkelje të çdo rregulli, Gazment Bardhi ia bëri të qartë edhe Lulzim Bashës që ishte ulur krah tij.
Deputetët e tjerë demokratë i vunë po ashtu në dukje kryetares së Kuvendit në forma të ndryshme se po kryente shkelje të rregullore dhe as që duhet ta kishte lexuar një kërkesë të tillë në seancë.
Ferdinand Xhaferraj: Ju na propozuat midis Çuçit dhe Bashës se kush do të zgjidhet kryetar grupi? Jam konfuz.
Lindita Nikolla: Këto pyetjet retorike mund t’i bëni diku tjetër.
Edi Paloka: Kuptoje kështu dhe mos u bëni qesharake si ata. Vjen dikush që u thotë se jam zgjedhur kryetar i PS dhe ju e pranoni.
Kundërshtitë e detyruar kryetaren e Kuvendit që të kërkonte sqarime të mëtejshme nga juristët e Kuvendit përpara se të merrte në konsideratë kërkesën e Partisë Demokratike zyrtare.
Nga ana tjetër, Gazment Bardhi e sfidoi Lulzim Bashën që të marrë drejtimin e grupit sipas rregullores me votën e deputetëve duke i premtuar edhe votën e tij nëse ai merr mbështetjen e nevojshme brenda demokratëve.
Gazment Bardhi: Mos u çudisni kur të shpallet Mbret i Anglisë. Nëse Basha ka ambicie për t’u bërë kryetar i grupit, në këtë moment i duhet të sigurojë vetëm 18 vota, vota e 19 do jetë e Gazment Bardhit. Po e deklaroj publikisht. Kaq broxh ja kam për hir të bashkëpunimit.
Lulzim Basha: Si kryetar i PD, i ngarkuar nga statuti si kreu i grupit parlamentar. Do ia delegoj këtë detyrë një nga nënkryetarëve.
Sali Berisha konfirmoi pjesëmarrjen në takimin përbashkues të së martës me deputetët e koalicionit opozitar të thirrur nga Gazment Bardhi, duke e njohur këtë të fundit si kryetar grupi.
Sali Berisha: Po do të marrim pjesë në mbledhjen e Gazment Bardhit. Ftesën e konsiderojmë hap pozitiv.
E teksa përplasjet brenda radhëve të demokratëve vijojnë sa për vulën, kreun e partisë dhe atë të grupit, socialistët zgjodhën që grupi i tyre parlamentar të drejtohet nga Bledi Çuçi pas emërimit të Taulant Ballës në postin e Ministrit të Brendshëm.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!