[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Kjo fundjavë që flet edhe me gjuhën e dashurisë mbërrin plot aktivitete në kryeqytet. Skenat teatrale kanë zgjedhur të ofrojnë magjinë e festave për të pritur Shën Valentinin. Dhuratat mbërrijnë të parat në Teatrin e Operas dhe Baletit, që ka zgjedhur të rikthejë pas 7 vjetësh në skenë baletin e njohur “Arrëthyesi”, ku do të performojnë jo vetëm balerinët profesionistë të këtij institucioni, por dhe të vegjlit më të talentuar të shkollës së baletit. Muzika e Tchaikovsky-t do t’ju përcillet nga orkestra e TKOB nën drejtimin e maestro Manuel Busta. Por, një monodramë kushtuar marrëdhënies në çift, shkruar nga komediani Rob Becker vjen edhe në Teatrin Metropol. Shfaqja “Mbroni shpellarin” vjen që nga e premtja nën interpretimin e Romir Zallës. “Gënjeshtër pas gënjeshtre” vazhdon të thumbojë në Teatrin Ekperimental këtë fundjavë, ndërsa “Tre motrat” e Çehovit ju ofron ca më shumë dramë. Për një publik më të vogël, çadra e Cirkut Bellucci është një nga hapësirat më të bukura për të zbuluar. Kjo trupë artistësh me një histori 100-vjeçare, mbërriti këtë javë në Tiranë për të qëndruar 2 muaj e për të ofruar shfaqje që Tiranës prej kohësh i mungonin. Por, kjo javë flet bukur edhe me artin vizual. Roma inspiruese për shumë artistë vjen në ekspozitën e profesor Klement Zoraqin në Akademinë e Arteve. Ndërsa arti femëror, shijen dhe finesën e tyre e gjeni në Galerinë Kombëtare të Arteve me ekspozitat e Lumturi Blloshmit dhe Dhramit.
Ещё видео!