Hado: Pension përfitohet vetëm nëse ke 15 vite punë. Me Italinë jemi në diskutime, Greqia nuk ka pranuar
Gati njohja e sigurimeve për qytetarët shqiptarë dhe kosovarë që kanë vite pune në të dyja këto vende. Projektligji është diskutuar në Komisonin Parlamentar për Punën dhe Çështjet Sociale.
“Periudha e sigurimit të njihen në të dy shtetet me kushtin e vetëm që të mos mbivendosen. Referuar të dhënave zyrtare të INSTAT, në vitin 2020 kanë aplikuar për leje qëndrimi 916 shtetas kosovarë. Leje qëndrimi të përkohshme për arsye pune janë Janar-Dhjetor 2020 454 shqiptarë për këtë periudhë dhe për Janar-Dhjetor 2021 543 shqiptarë”.
Sipas drejtorit të përgjithshëm të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, deri më tani janë rreth 2000 mijë persona që mund të kenë vite pune në të dyja vendet, Shqipëri dhe Kosovë.
“Që të përfitosh pension në Shqipëri duhet të kesh minimalisht 15 vjet, nëse ke 14 vjet e 11 muaj, nuk titullohesh për pension. Portalizimi në Kosovë-Shqipëri i bën 15 vjet për t’u titulluar në pension. Llogaritja e pensionit do bëhet sipas legjislacionit të zbatueshëm në secilin vend. Për 10 vjet që ka paguar kontributin në Shqipëri do marrë pensionin vetëm për 10 vjet dhe në Kosovë vetëm për 5 vjet”.
I pyetur nga deputetët në këtë komision se si është ecuria e njohjes së viteve në punës me Greqinë dhe Italianë, Hado tha se nëse me Italinë ka avancime, me Greqinë është e kundërta.
“Me Greqinë gjërat janë më të vonuara për shkak të mungesës së vullnetit nga ana e palës greke. Asnjë shtet nuk ka mjet për ta ulur ne tryezën e negocimeve, është axhendë e vendit”.
Sipas drejtorit të ISSH qytetarët që nuk kanë mbushur 15 vite punë, mund të përfitojnë vetëm pension social pasi të mbushin 70 vjeç.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!