Femrat në Shqipëri paguhen më pak se meshkujt edhe nëse bëjnë të njëjtën punë.
INSTAT ka publikuar raportin me të dhënat ku theksohet se meshkujt dominojnë përsa i përket punësimit, por edhe nivelit të pagave.
Ndërkohë që Shqipëria vlerësohet si vendi me krahun më të lirë të punës në Europë meshkujt shqiptarë paguhen 10% më shumë se femrat edhe nëse kanë të njëjtin pozicion pune.
Për të punësuarit meshkuj paga mesatare mujore bruto është 47.664 lekë dhe për femrat është 42.852 lekë. Në sektorin privat, hendeku gjinor në paga është 10 %, që nënkupton se meshkujt mesatarisht kanë një pagë mesatare mujore bruto 10 % më të lartë sesa femrat.
Në ndërmarrjet private shqiptare hendeku gjinor në paga është 8 %, ndërsa në ndërmarrjet e përbashkëta ky tregues është 37 %.
INSTAT ka publikuar sot studimin “Gratë dhe burrat në Shqipëri 2015” një publikim që paraqet një gamë të zgjeruar të treguesve të Anketës së Matjes së Nivelit të Jetesës 2012, duke pasqyruar indikatorë të paprodhuar më parë siç janë ato mbi situatën shëndetësore si edhe përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit sipas gjinisë, si dhe hendeku gjinor në paga - See more at: [ Ссылка ]
Ещё видео!