Gazetari Artan Hoxha ka bërë të ditur gjatë emisionit “Opinion” se javën e ardhshme do të shkojë në Bruksel për të dëshmuar në lidhje me çështjen “Toyota Yaris”. Gazetari tha se e shqetëson fakti që autoritetet belge zgjodhën që mos e merrnin dëshminë e tij në Tiranë për shkak të frikës se mund të dekonspiroheshin.
“Unë javën tjetër ditën e martë në orën 10:00 do të jem në Bruksel pranë Prokurorisë Federale Belge për të dëshmuar në lidhje me çështjen “Toyota Yaris”. Ditën e martë jam atje. Ka dhe një element tjetër që më shqetësoi në fakt. Autoritetet belge zgjodhën që mos e merrnin dëshminë në Tiranë sepse sipas tyre deklarimet që mund të bëja në Tiranë mund të dekonspiroheshin dhe ata kërkuan që unë këtë deklarim ta bëj pranë prokurorisë belge në Bruksel”, tha Hoxha.
Në lidhje me këtë çështje gjykata në Shqipëri ka dënuar me 1.5 vite burg Ervis Vladin. Ai u kap 4 vite më parë me 3.4 milionë Euro. Por ky rast do të bënte bujë pasi do të paralajmërohej me anë të një deklarate në Kuvend nga ish-kryetari i PD=së, Lulzim Basha. Për pasojë, në lidhje me këtë çështje ka dhënë deklarime para prokurorëve belgë edhe Basha./tvklan.al
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!