Lajme arkiva 2008
Me mbështetjen e Rusisë, Serbia e cila kundërshton pavarësinë i ka kërkuar 120 mijë serbëve të Kosovës të bëjnë të njëjtën gjë duke çimentuar de fakto, një ndarje që do t’i rëndonte shtetit të ri të Kosovës për vitet të tëra.
Serbët e Mitrovicës mbajtën të shtunën një ditë lutjeje dhe proteste kundër pavarësisë. Kryepeshkopi Artemie u bëri thirrje të pranishmëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, në tokën e shenjtë të Kosovës dhe Metohisë në tempujt Manastiret dhe varret e tyre.
Mbështetjen e tij e ka dhënë edhe princi serb Alexander Karadordeviç, i cili apeloi për paqe dhe tha se nuk dëshironte që këtu të krijohej një situatë e ngjashme si Izraeli dhe Palestina.
“Njerëzit tanë janë të mirë, dëshirojnë të jetojnë në paqe” tha princi serb në meshë.
Minoriteti serb është zotuar se do të kundërshtojë me forcë misionin e ri të Bashkimit Europian duken ndezur frikën për tensione në Mitrovicë./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!