Lajme Arkiva 2009
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 28 Qershorit.
Me shtate vota pro dhe asnjë kundër anëtarët e këtij institucioni miratuan rezultatet e votave për të gjitha subjektet dhe koalicionet pjesëmarrëse në zgjedhje, si dhe shpërndarjen e mandateve në 12 qarqe të vendit.
Kështu “Aleanca e Ndryshimit”, e kryesuar nga Partia Demokratike do të jetë e përfaqësuar nga 70 deputetë në kuvendin e ri, “Bashkimi për Ndryshim” do të ketë 66 dhe koalicioni “Aleanca Socialiste për Ndryshim” 4 deputetë.
Arben Ristani: “Shpallim rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, në tërësi koalicioni Aleanca e Ndryshimit 712 745, në përqindje 46.1 dhe 2% ose 70 mandate, koalicioni 688 748 vota, 45, 345, 66 mandate. Koalicioni i Aleancës Socialiste për Integrim 84 407 vota, 5.56%, 4 mandate.”
Në këto votime morën pjesë 1 milion e 566 mijë e 709 zgjedhës, ose 50.77 % e personave me të drejte vote, shifër kjo më e larta në katër zgjedhjet e fundit.
Gjate procesit të numërimit të votave janë evidentuar 1 milion e 519 mijë e 176 fletë votimi të vlefshme. Numri i votave të pavlefshme arrin në 2.7 %./tvklan.al
Gazetar: Jolldiz Mitro
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!