#reportTV #lajmeshqip #lajme Kur duhen edhe pak ditë për të nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit, zyrtarisht në garë për kryeqytetin janë regjistruar 6 kandidatë. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se kandidati i Partisë Socialiste, kryebashkiaku aktual Erion Veliaj ka epërsi që në nisje përballë kandidati të Ilir Metës dhe Sali Berishës Belind Këlliçit.
‘Rreshtimi i forcave në fletën e votimit besoj se japin një panoramë tjetër. Kandidati i PS-së. Oferta dyshe Rama dhe Veliaj, ata konkurrojnë së bashku, kanë një epërsi që në start përballë Belind Këlliçit dhe ndihmësve të tij në fushatë, ku dy më të spikaturit janë qoftë Sali Berisha dhe qoftë Ilir Meta të konsideruar njëri zjarr vënës dhe tjetri shkrepësja apo qoftë nga Alimehmeti ku humbi në një garë të diskutueshme primaresh përballë Këlliçit. PD-ja e vulës mund të ketë edhe ajo një përqindje të konsiderueshme.’- u shpreh Vangjeli.
Ещё видео!