SPAK-u ka marrë këtë të hënë vendimin për pushimin e çështjes ndaj Dvoranit, pas akuzave të ngritura nga Presidenti Meta. Kjo strukturë i është drejtuar Gjykatës së Posaçme. Seanca do të zhvillohet ditën e martë ku gjyqtar është Erjon Çela. Ardjan Dvorani është gjyqtar i Gjykatës së Apelit Administrativ të Tiranës. Sipas Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, çështja pushohet për faktin se nuk ka vepër penale.
Presidenti Ilir Meta e ka akuzuar Dvoranin se ai është një ushtar i partisë, sulme këto të cilat nisën gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti dhe Parlamenti.
Meta e kallëzoi në 3 prokurori kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Aso kohe ai u shpreh se Dvorani qëllimisht dërgoi në të njëjtin ditë tek presidenti dhe Kuvendi dy lista njëherazi për dy vakanca, ndërkohë që Kushtetuta thotë se duhet ndjekur radha e zgjedhjes së anëtarëve, President-Kuvend-Gjykatë e Lartë. Gjithashtu ai e cilëson të qëllimshme dhe akuzon Dvoranin se ka marrë një vendim individual duke zgjedhur automatikisht Arta Vorpsin.
Për këtë çështje tashmë SPAK kërkon pushim të saj, duke hedhur poshtë akuzat e Metës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SPAK#IlirMeta#TopChannel
Ещё видео!