Shtetet e Bashkuara po kalojnë në veprim lidhur me pikën kryesore që pengon arritjen e marrëveshjes së shumëkërkuar të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Mes insistimit të kryeministrit Albin Kurti për të mos i dhënë kësaj kërkese të Beogradit një vend qendror në takime, ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka vendosur të mbledhë në selinë e këtij misioni diplomatic në Prishtinë me përfaqësues politikë e të shoqërisë civile në Kosovë. Theksohet fakti që aty do të jenë të ftuar një numër i konsideruar aktivistësh të shoqërisë civile, nga të cilët pritet propozime mbi mënyrën sesi duhet krijuar Asociacioni, që të jetë më i pranueshëm. Një ide konkrete vjen sot e formuluar nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung, FES, i cili prezanton në Prishtinë prezanton një draft-statut për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”. Drafti është hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Europian për Paqe (EIP). Drejtues të tij theksojnë se hartimi i statutit është realizuar në konsultime me ekspertë, akademinë dhe profesionistët që punojnë ose përfshihen në dialogun e Brukselit. Në një intervistë dhën VOA-s disa ditë më parë, i dërguari i posacëm i SHBA-së për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar theksoi se Asocacioni është një detyrim ligjor që nuk mund te shmanget, dhe nenvizoi se këtë muaj, do të “fillojnë të flasin me njerëz që kanë ide shumë të mira”. I pyetur nëse kjo nënkuptonte se atë që nuk e bën Kurti, do ta bëjnë ndërkombëtarët, ai u përgjigj se : “do të fillojmë bisedimet në shkallë vendi për atë se çfarë nënkupton ky detyrim për qytetarët e Kosovës”.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SHBA#Kosove#TopChannelNews
Ещё видео!