#oranews #sterilizimi #spak #klodianrrepaj
Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë,Klodian Rrjepaj, është marrë në pyetje për disa orë në Prokurorinë e Posaçme ku ka dhënë sqarime për tenderin e sterilizimit. Dosja është në prag të finalizimit dhe SPAK pritet të presë fletë arrestet për personat që kanë abuzuar me tender.
Për të dyten herë brenda pak javësh Prokuroria e Posaçme ka thirrur për të marrë ne pyetje ish- zevendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Pyetja e tij ka zgjatur disa orë para oficerëve të policisë gjyqësore të BKH-së ne lidhje me procedurat e ndjekura për tenderimin e sterilizimit dhe të "Check Up", tender i cili është duke u hetuar nga prokurorët e SPAK. Pyetja e ish-zëvendësministrit vjen në një kohë kur Prokuroria e Posaçme është duke finalizuar hetimin për koncesionet e sterilizimit të pajisjeve mjekësore të operacioneve dhe shërbimin e ‘Check Up’ në spitalet vendit.
Pjesë e procedurës është edhe marrja në pyetje e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë.
Vetëm tenderi i strelizimit të pajisjeve mjekësore ka një kontratë prej 12.3 miliardë lekëve, ndërsa Check Up shkon në rreth 8.7 miliardë lekë.
Ditët e fundit SPAK ka marrë në pyetje disa persona, ndërsa të gjitha spitaleve në vend u është kërkuar dokumentacioni i nevojshëm në lidhje me këtë koncesion.
I pari që u mor në pyetje nga prokurorët ishte anëtari e Komisionit të Koncesionit, Saimir Kadiu, si dhe më pas anëtarët e Komisionit të Tenderit.
Procedura për sterilizimin e seteve kirurgjikale është dosja e parë e SPAK edhe është nën hetim prej 3 vitesh.
Kallëzimi u bë nga përfaqësues të Nismës Thurje, të cilët kanë denoncuar penalisht zyrtarët e përfshirë në dhënien me koncesion të procesit të sterilizimit.
Ata kanë kërkuar hetimin e zyrtarëve duke nisur nga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, të cilët sipas tyre kanë abuzuar me buxhetin e shtetit.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!