Lajme Arkiva - TV Klan 2003
Lushnja është qyteti i harruar nga qeveria. Kjo pjesë e Myzeqesë me 56 mijë banorë, numëron 80% të popullsisë së saj të papunë. Banorët janë duke jetuar me asistencë sociale. Kushteve të vështira ekonomike iu shtohet edhe mungesa e dritave, ujit të pijshëm e infrastrukturës së rrënuar.
Lushnja është lënë jashtë çdo përkujdesje, si nga pushteti qendror, ashtu edhe ai lokal. Problemi i dritave mbetet shqetësues.
Qytetarja:- “Dritat ikin në orën 9 të mëngjesit dhe vijnë në orën 4 pasdite. Ky është orari në të cilin ne kemi nevojë për të gatuar dhe punuar. Ata që nuk paguajnë t’u priten dritat”.
E vetmja grua që ka sakrifikuar ditën e saj të festës është kryetarja e Sindikatës së Pavarur të këtij qyteti, e cila ka organizuar një protestë për kërkesat imediate të këtij qyteti, por duhet thënë se nuk ëhstë përkrahur nga shumica e lushnjarëve. Megjithëse ditë pushimi, nga banorët është vërejtur indiferentizëm.
“Këtu është një papunësi shumë e madhe, një varfëri shumë e madhe dhe Lushnjen gjithmonë qeveritarët e kanë parë me një sy tjetër, nuk duan t’ia dinë fare për qytetin e Lushnjes”.
Në ato pak parulla është vërejtur thirrja duam punë, drita e më shumë qytetërim./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!