‘Lufta e ftohtë’ mes aktorëve Jul Deda dhe Ermal Mamaqi, dikur miq të ngushtë, vijon ende në rrjetet sociale.
Jul Deda ironizoi në mënyrë indirekte trajnimet dhe videot motivuese të ish-kolegut të tij në një video të bërë disa muaj më parë.
Ai ironizoi personazhet që ndesh në rrjetet sociale, e që krijojnë trajnime e video motivuese, duke u shprehur se këta lloj njerëzish po ia shpifin dhe se janë shtuar shumë ditët e sotme.
Por, kjo deklaratë është konsideruar një thumb për ish-kolegun e tij Ermal Mamaqin, i cili prej kohësh zhvillon trajnime e konferenca për zhvillimin personal. Aktori është aktiv edhe në rrjetet sociale, ku shpesh ndan video motivuese e këshilluese për ndjekësit e tij.
Ermal Mamaqi ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e Dedës.
Në një video në rrjetet sociale, ndërsa mbante një puro në duar, Mamaqi shprehet se mesazhet e tij në mënyrë indirekte për personazhet në përgjithësi janë pikërisht për të.
Sipas Ermalit, Jul Deda është mërzitur me Ermalin pas një mesazhi në BBV, kur Juli ishte konkurrent.
Por, sipas aktorit mesazhin në BBV nuk e ka nisur ai, ndërsa thotë se për këtë situatë ka bërë dhe një video sqaruese.
Më tej ai ftoi Julin të marrë pjesë në trajnimet e tij duke thënë: Jam gati të vëmë bast, nëse trajnimi është siç thua ti, nuk të pëlqen, unë betohem para të gjithëve që do dal nudo te sheshi Skënderbej! Ama, nëse të pëlqen dhe do jesh i sinqertë kur ta thuash, atëherë do paguash një drekë, për mua për ty dhe për Gent Zenelin, si dikur, se ndoshta ka ardhur koha të mendojmë për një projekt të ri si SHBLSH të vjetër. Vendos Jul, po pres unë.
Por disa orë më pas ka ardhur edhe reagimi nga Deda, i cili i kërkon Ermalit të dalë në temë dhe ë tregojë se çfarë e shqetëson?
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Mamaqi#Deda#TopChannelNews
Ещё видео!